Nëna e Mbappe-s i çudit të gjithë: Negociatat për rinovimin e kontratës po shkojnë mirë

Nëna e Mbappe-s i çudit të gjithë: Negociatat për rinovimin e kontratës po shkojnë mirë

18:11, 06/10/2021

Telenovela Kylian Mbape mund të ketë një përfundim surprizues. Nëna e futbollistit francez, Fayza Lamari, ka konfirmuar në një intervistë për “Le Parisien” se janë në negociata me klubin parisien për rinovimin e kontratës dhe se gjërat po shkojnë mirë. Në intervistë, nëna e Mbappe-s shprehet se djali i saj mund të ndryshojë mendje brenda natës.

“Tani për tani po diskutojmë për rinovimin e kontratës dhe gjërat po shkojnë mirë. Bisedova me Leonardon të hënën e kaluar. A mund të gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt: ai do të japë gjithçka deri në fund të sezonit për të fituar Ligën e Kampionëve. Kylian duhet të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i lumtur, ai do të na e thotë. Mbappe shpesh na thotë: me Kylian, gjithçka mund të ndryshojë brenda natës , " thotë Lamari kur u pyet nga një lexues i “Le Parisien” mbi të ardhmen e Mbappe -s.

Lojtari disa ditë më parë u shpreh se gjatë verës kishte kërkuar shitjen dhe se nëse do ta kishin lënë të largohej, do të kishte nënshkruar për Real Madridin. Megjithatë, pas disa muajsh, gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco