Edhe Manchester United në krizë, familja Glejzers nxjerr një pjesë të aksioneve në shitje

Edhe Manchester United në krizë, familja Glejzers nxjerr një pjesë të aksioneve në shitje

17:35, 06/10/2021

Pandemia prekur të gjithë globin në nivelin financiar. Ata që kishin humbje të shumta ishin ekipet e futbollit të cilëve iu mbyllën stadiumet dhe kontratat me sponsorët u zbehen ndjeshëm.

Gati një vit e gjysmë pas pandemisë, klubet kanë nisur politikat e rimëkëmbjes, gjë e cila ka prekur dhe Mançester Junajitd. Edhe pse këtë merkato verë, “djajtë” ishin ndër klubet më aktive me shpenzimet për futbollistët, bilancet nuk janë pozitive pasi familja Glejzers që është pronare e klubit legjendar ka nxjerrë në shtije një pjesë të aksioneve të klubit.

137 milionë euro për 8% të aksioneve e ka vlerësuar bursa e Nju Jorkit që shumë shpejtë mund të ketë dhe një blerës. Megjithate në hiearkinë e klubit nuk do të ndryshonte asgjë, pasi një veprim i tillë është për të balancuar sadopak gjendjen financiare aktuale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco