‘Djali i bën gropën babait’, Ancelotti akuzohet se formacionin ja bën i biri

‘Djali i bën gropën babait’, Ancelotti akuzohet se formacionin ja bën i biri

10:55, 06/10/2021

Humbjet radhazi të Realit në Champions me Sherifin dhe në kampionat me Espanjolin kanë mjaftuar që në Madrid të flitet për një krizë të parë. Jo vetëm kaq, por mediat në Spanjë kanë shkuar dhe më tej duke vënë në pikëpyetje edhe aftësitë teknike të trajnerit italian.

Të tjera media janë vënë në kërkim të faktorëve të kësaj krize në Madrid.

Në emisionin “El Chiringuito”u fol se në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit kanë nisur të fajësojnë djalin e trajnerit të Realit, Davide Ançelotti si shkaktar i të gjithë rrëmujës së krijuar në ditët e fundit në Madrid.

Lojtarët e Realit bëjnë përgjegjës Daviden, i cili ka influencuar shumë në zgjedhjet e çuditshme të bëra nga Ançeloti në formacionin e ekipit duke nisur nga takimi me Vijarealin (0-0) dhe më pas humbjet me Sherifin e Tiraspolit (1-2) dhe Espanjolin (1-2).

Të shumtë janë ata që janë në krah të trajnerit italian duke menduar se më së shumti kriza e Realit i detyrohet formës jo të mirë të disa lojtarëve. Ançelotti ka të gjithë eksperiencën e nevojshme për të lexuar si duhet edhe situata të tilla të ndërlikuara. Por nga ana tjetër zërat se Ançeloti ndikohet nga djali i tij janë shtuar së fundmi. Madje, shkohet deri aty sa nënvizohet se Ançelotti nuk merr vetëm asnjë vendim të rëndësishëm pa marrë më parë opinionin e djalit të tij, Davide Ançelotti.

 “Po kush është Davide Ançelotti? Ai e ka nisur aventurën e tij në futboll te PSG-ja si përgatitës fizik duke u bërë më pas pjesë e stafit teknik të Karlo Ançelotit te Bajerni i Mynihut dhe më pas trajner i dytë te Napoli. Tek Evertoni ai u bë ndihmësi i parë më i ri në Premier vetëm 30 vjeç.

Pikërisht gjatë një interviste të dhënë për “Liverpool Echo” ai deklaronte: “Detyra e trajnerit të dytë është të sfidojë të parin dhe të dalë me propozimet e tij”. Ndoshta me këtë shpjegohet dhe fakti se ai “akuzohet” në Madrid se po ndikon në zgjedhjet e trajnerit baba Karlo Ançeloti. Në Madrid te Reali ai është krahu i djathtë i Karletos, por në rast se gjërat nuk shkojnë mirë në Madrid mund të jetë pikërisht Davide që mund t’i bëjë “gropën” babait të tij.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco