Nëna e Ronaldos ka vetëm një dëshirë para se të vdesë

Nëna e Ronaldos ka vetëm një dëshirë para se të vdesë

16:15, 22/09/2021

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, është shprehur se dëshira e saj para vdekjes, është të shoh edhe një herë djalin e saj të luaj me fanellën e Sporting Lisbonës.

Pasi u transferua nga Real Madrid tek Juventus, dhe së fundmi u kthye tek Manchester United, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të përfundojë karrierën e tij në një klub të dashur.

Të paktën kjo është dëshira e nënës së tij, me të cilën ai ka një marrëdhënie të veçantë, dhe nuk ka dyshim se Ronaldo do të përpiqet t’ia përmbushë dëshirën nëse të krijohet mundësia.

"Unë i kam thënë djalit tim se dua ta shoh të luajë për Sporting para se të vdes. Nëse nuk kthehet, le të pasojë djali i tij Cristianinho, i cili luan më mirë se Cristiano," tha nëna e Ronaldos për gazetën portugeze “Record”, duke shtuar:

"Cristiano është mësues për djalin e tij dhe ëndrra ime është t'i shoh së bashku tek Sporting."

Dolores Aveiro pohon se që nga fillimi, vetëm transferimi tek Manchester United ishte një opsion, edhe pse është spekuluar se ai është në prag të transferimit në City.

“U përfol në media për Manchester City-n, por ai më tha:‘ Mami, mos u shqetëso për ato që thonë, sepse unë do të shkoj tek United ’.

Ronaldo, 36 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Manchester United dhe do të jetë interesante të shihet nëse përfundon karrierën e tij në Old Trafford apo vendos të kthehet në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco