E bujshme/ President i klubit dhe babai i 50 fëmijëve kërkohet nga interpoli ,arsyeja...

E bujshme/ President i klubit dhe babai i 50 fëmijëve kërkohet nga interpoli ,arsyeja...

10:24, 22/09/2021

Inter, me qendër në Moengo, është klub në pronësi të Ronnie Brunsëijk,i cili njëkohësisht mban dhe postin si zv.president i vendit.

Të martën, 60-vjeçari luajti për Inter në Ligën “Concacaf ”, Amerikën e Veriut, kundër skuadrës së Hondurasit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Brunsëijk luajti 54 minuta, në humbjen e thellë të të tijve 6-0.

Një pronar klubi, që luan 60 vjeç në futbollin profesionist, pa marrë parasysh zv.presidentin e vendit, mund të tingëllojë si një histori e çmendur, por kur bëhet fjalë për jetën e Brunsëijk, është më se e vërtetë. Një profil i “Neë York Times” e përshkruan atë si “parashutist elitar, futbollist, grabitës banke në kërkim nga Interpoli, udhëheqës guerilësh, baron floriri dhe baba i të paktën 50 fëmijëve gjatë jetës së tij”.

Para se të bëhej zv.president i vendit, 60-vjeçari kishte ndihmuar në demokratizimin e Surinamit. Ai ishte ndjekur nga presidenti Chan Santokhi në vitet ’80, kur ky i fundit ishte oficer policie, para se të bashkonte forcat. Brunsëijk është gjithashtu i njohur për një njeri bujar, që shpërndan para për të varfërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco