VIDEO/ Në Francë e bëjnë rrugë, tifozët sherr në tribuna dhe zbresin në fushë…

VIDEO/ Në Francë e bëjnë rrugë, tifozët sherr në tribuna dhe zbresin në fushë…

15:31, 19/09/2021

Sërish skena të shëmtuara në Ligue 1. Lens priti fqinjin dhe rivalin e Lilë në derbin e veriut të Francës i cili premtoi të ishte emocionues.

Por edhe një herë, ajo që duhet të ishte një festë e madhe futbolli u shkatërrua nga mbështetësit.

Tifozët e Lens  pushtuan fushën duke bërë që loja të ndalet për gjysmë ore derisa situata të vihej nën kontroll. Pamjet e dëshmuara dje në mbrëmje në “Bollaert-Delelis” kujtonin ngjarje të ngjashme në ndeshjen midis Nisës dhe Marsejës në fillim të këtij sezoni.

Në atë lojë, ndeshja përfundimisht u ndërpre kur ultrasit nga tifozët vendas hynë në fushë për t’u përballur me lojtarët e Marsejës në “Allianz Riviera”.

Me atë rast, liga e Ligue 1 goditi rëndë Nisën, duke i ndëshkuar me zbritje të dy pikëve, duke mbyllur stadiumin e tyre për dy ndeshje dhe duke urdhëruar një ndeshje në një stadium neutral.

Mbetet për t’u parë se si do të sillen autoritetet me Lensin, i cili fitoi 1-0 falë golit në pjesës së dytë të Przemislau Frankovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco