Telashe të tjera për Milanin, dëmtohet titullari dhe rrezikon portieri

Telashe të tjera për Milanin, dëmtohet titullari dhe rrezikon portieri

11:09, 19/09/2021

Milan ka marr një goditje tjetër në prag të duelit me Juventusin, sfidë e vlefshme për javën e katërt në Serinë A italiane .

Skuadra kuqezi përveç të dëmtuarve si Ibrahimoviç, Zhiru, Bakajoko, Kruniç dhe Mesias, tani infermierisë së Milanit i është shtuar dhe Davide Kalabria dhe në dyshim të madh është dhe portieri Majk Menja edhe pse ndodhet i grumbulluar për këtë sfidë.

Goditje të mëdha për trajnerin kuqezi, Stefano Pioli ku duhet të bëjë pa 6 lojtarë, pa përfshirë portierin Menja i cili është në dyshim për të luajtur ose jo këtë sfidë të rëndësishme për Milanin.

 

LISTA E TË GRUMBULLUARVE TË MILANIT PËR NDESHJEN NDAJ JUVENTUSIT –

 

Portierë – Menja, Jungdal, Tatarushanu.

 

Mbrojtës – Ballo-Ture, Konti, Florenci, Gabia, Teo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romanjoli, Tomori.

 

Mesfushorë – Benaser, Kastijeho, Brahim Diaz, Kesi, Salemakers, Tonali.

 

Sulmues – Leao, Maldini, Pelegri, Rebiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco