VIDEO/ Provokuan reagim të ashpër, në Poloni luajtën himnin serb për volejbollistët e Sllovenisë

VIDEO/ Provokuan reagim të ashpër, në Poloni luajtën himnin serb për volejbollistët e Sllovenisë

10:43, 19/09/2021

Në Kampionatin Evropian të Volejbollit, i cili po mbahet në Poloni, ndodhi një situatë e pazakontë e cila shkaktoi indinjatën e ekipit kombëtar slloven dhe vërshëllimat e tifozëve në sallë.

Kështu, polakët, si pritës të kampionatit në gjysmëfinale, luajtën me Slloveninë, lojtarët e së cilës u provokuan para fillimit të ndeshjes.

Në vend të himnit slloven nga altoparlanti, gabimisht ose me qëllim, u luajt himni serb.

Sllovenët fillimisht dëgjuan himnin, dhe kur kuptuan se për çfarë bëhej fjalë, nisën të protestojnë dhe himni u ndërpre.

Publiku vendas polak i doli në krah sllovenëve dhe nisën të duartrokisnin kur u luajt himni i vërtetë për miqtë.

Sidoqoftë, sllovenët nuk u shqetësuan nga gafa, pasi arritën të triumfonin me rezultatin 3: 1, dhe sot do të luajnë në finale kundër skuadrës italiane. Është interesante që Italia e eliminoi Serbinë në gjysmëfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco