Iu zbulua paga Messit, reagon PSG: Është krejtësisht e rreme!

Iu zbulua paga Messit, reagon PSG: Është krejtësisht e rreme!

10:15, 19/09/2021

Të shtunën në mëngjes, “L’Equipe” publikoi në faqen e parë, Lionel Messin, të shoqëruar me mbishkrimin: “110 milionë euro në tre vjet. “ Nën këtë shifër marramendëse, detajet: “Pleshti” do të përfitonte, nëse i shkon deri në fund kontratës, 30 milionë euro neto këtë sezon, 40 vitin e dytë dhe 40 të tjera të tretin. 30 + 40 + 40!

"Messi, një pagë të lartë, " vazhdoi gazeta sportive në faqen e saj të parë. Më poshtë gazeta franceze shpjegonte se kjo pagë vjen si rezultat i një shpërblimi besnikërie.

Miërpo, drejtori sportiv i PSG-së, në fakt, e ka mohuar me forcë këtë informacion në një prononcim për “RMC Sport”. I zemëruar, Leonardo deklaron: “Ne nuk mund të pranojmë kopertinën [e parë] të një gazete si L’Equipe.

Është krejtësisht e rreme . Tregon mungesë respekti dhe ne nuk na pëlqeu. Është shumë larg nga e vërteta, për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës dhe numrave.

Ka klauzola konfidencialiteti, por mund të them se nuk është e vërtetë (në lidhje me tre vitet).

Unë nuk e kuptoj kohën e publikimit. Është me të vërtetë shumë larg realitetit. Kohëzgjatja e kontratës është dy vjet. Nuk ka asnjë opsion të detyrueshëm ose jo të detyrueshëm [për një të tretë].”

E qartë, e qartë dhe e saktë. Mbetet për t’u parë se kush thotë të vërtetën në lidhje me kontratën e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco