FOTO + VIDEO/ Dëmtimi i tmerrshëm i Demiral, mbrojtësi turk pëson çarje të rëndë në vetull

FOTO + VIDEO/ Dëmtimi i tmerrshëm i Demiral, mbrojtësi turk pëson çarje të rëndë në vetull

09:27, 19/09/2021

Salernitana dhe Atalanta u përballën mes tyre në ndeshjen e javës së 5 -të të Serie A.

Atalanta fitoi ndeshjen e luajtur në stadiumin Arechi 1-0 dhe arriti të largohet me tre pikë.

Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, në të dytën zikaltërit  e Gasperinit rritën presionin e tyre për të shënuar. Kur ndeshja tregonte minutën e 75’, Duvan Zapata dërgoi topin në rrjetë me ndihmën e Ilicic dhe arriti të arrijë fitoren.

Futbollisti turk Merih Demiral, i cili e nisi ndeshjen si titullar, qëndroi në fushë për Atalantën për vetëm 45 minuta.

Mbrojtësi 23 vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë pas një dyluftimi me Duric. Ky i fundit godit me bërryl futbollistin turk, duke i shkaktuar një plagë të madhe në vetull.

Demiral nuk ishte i “lumtur” me kartonin e verdhë të gjyqtarit ndaj Duric, dhe shkoi të protestonte tek ai, duke i treguar gjakun që i kishte mbuluar të gjithë fytyrën. Mirëpo, arbitri  nuk ishte dakord me protestën e turkut dhe e ndëshkoi me karton të verdhë.

Pas sfidës, Demiral postoi një foto në rrejtet sociale, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin: "Kam marrë një të verdhë pas kësaj ..."

Demiral u zëvnedësua në pjesën e dytë, duke i lënë vendin mbrojtësit shqiptar Berat Gjimishiti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco