Luhen sot dy sfidat e fundit të javës së dytë në Superiore

Luhen sot dy sfidat e fundit të javës së dytë në Superiore

09:02, 19/09/2021

Luhen sot dy ndeshjet e fundit të javës së dytë në Kategorinë Superiore.

Në orën 13:45, Tirana pret Egnatian debutuese në “Selman Stermasi” .

Të dyja skuadrat do të tentojnë triumfin në këtë takim. Bardheblutë për të vijuar ecurinë pozitive pas fitores kundër Skënderbeut, ndërsa rrogozhinasit për të marrë pikët e para në kampionat pas humbjes ndaj Kukësit.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja Kukësi-Kastrioti. Skuadra verilindore pas fitores që mori në javën e parë ndaj Egnatias kërkon vazhdimësinë ndaj krutanëve të cilët kanë synim triumfin e parë në këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco