Partizani në krizë, nuk di të fitojë, i ndal edhe Skënderbeu

Partizani në krizë, nuk di të fitojë, i ndal edhe Skënderbeu

18:54, 18/09/2021

Partizani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në transfertën korçare.

Pjesa e parë nuk kishte asnjë episod që mund të dryshonte fatet e lojës.

Pjesa e dytë (53’) nis me pretendimet për 11-metërsh të futbollistëve të Partizanit për një ndërhyrje në zonë ndaj Tedi Carës. Ndeshja vijon, por pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR, gjyqtari Florian Lata akordoi 11-metërsh. Penalltinë e merr përsipër Stenio Junior, që nuk gabon me topin në një krah dhe portierin Rexhepi në krahun tjetër, 0-1.

Festa e të kuqve zgjat pak sekonda, pasi një gafë e Damcevskit, që e la topin e gjatë për Alban Hoxhën, i dha mundësi Elvi Berishës të barazonte rezultatin, 1-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco