VIDEO nga SYRI TV/ Plas grushti në finalen e boksit profesionist

VIDEO nga SYRI TV/ Plas grushti në finalen e boksit profesionist

18:31, 18/09/2021

Finalja e kampionatit kombëtar të Boksit në Shkodër përfundoi në një arenë sherri mes boksierëve dhe tifozëve edhe jashtë ringut. Mos dakordësia për rezultatin bëri që boksierët e Vllaznisë dhe Tiranës të grushtohen edhe jashtë ringut, derisa ndërhyri policia.

Nga SYRI TV

Tifozë, trajnerë e boksierë të Tiranës dhe Vllaznisë u përfshinë në një sherr masiv duke bërë që dita finale e kampionatit kombëtar të boksit profesionist të shndërrohet në arenë të boksit amator.

Ishte ndeshja e peshës 75 kg mes Arjon Kajoshit të Vllaznisë dhe Alban Beqirit të Tiranës e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Kajoshin. Ky rezultat u kontestua nga trajnerët dhe tifozët e Tiranës të cilët u afruan tek tifozët dhe familjarët e Kajoshit dhe më pas të gjithë u përfshinë në këtë sherr. Grushtet plasën edhe jashtë ringut.

Situata vijoi të rëndohet për disa minuta, ku vetëm pas ndërhyrjes së policisë boksierët profesionistë dhe tifozët ndalën sherrin.

Në këtë mënyrë kur duheshin edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar gjyqtarët u tërhoqën bashkë me ekipet duke bërë që finalet e kampionatit të boksit të ndërpriten. Boksieri i Vllaznisë Kajoshi thotë se mori një fitore me meritë dhe ndjen keqardhje për atë sherr masiv.

Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni shprehet se ishte trajneri i Tiranës Sead Bushati dhe tifozët bardheblu ata që provokuan publikun shkodran dhe se Kajoshi mori një fitore të merituar ndaj Beqirit.

Presidenti i federatës shqiptare të boksit Florend Kalivopulli shprehet se kjo është hera e parë që ndodh dhe se shumë shpejt do zhvillohet një mbledhje me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe më pas do vendoset ekipi kampion.

Deri para se të ndërpriteshin ndeshjet finale Vllaznia kishte 6 boksierë kampion ndërsa Tirana vetëm një. Tashmë javën e ardhshme pritet që të vendoset nga federata shqiptare e boksit ekipi kampion si dhe cilat do jenë masat pas sherrit masiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco