Haaland do të largohet, Werner do të jetë pasuesi tij në Dortmund

Haaland do të largohet, Werner do të jetë pasuesi tij në Dortmund

17:47, 18/09/2021

Erling Haaland me siguri është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Borussias së Dortmundit.

Në përfundim të këtij edicioni futbollistik, do të hyjë në fuqi klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh e sulmuesit norvegjez nga Borussia e Dortmundit, një shifër që klubet e interesuara për talentit nordik do ta paguanin me sy mbyllur.

Haaland e ka nisur në mënyrë spektakolare edhe këtë sezon duke shënuar rregullisht me verdhezinjtë. Së fundmi zërat për largimin e tij në fund të këtij sezoni nga Dortmundi me destinacion të ri kampionatin anglez ose La Ligan spanjolle janë shtuar edhe për faktin se Borussia ka nisur kontaktet e para me zëvendësuesin e Erling Haaland i cili me shumë gjasa do të jetë gjermani Timo Werner.

 Ish-lojtari i Leipzig ka shumë pak hapësira te Chelsea me mbërritjen e Lukakut dhe gjasat janë që të largohet nga Blutë e Londrës, ndoshta që në merkaton e janarit. Chelsea shpenzoi rreth 55 milionë euro për të blerë kartonin e Timo Werner, një vit më parë dhe për ta lënë të lirë do të kërkojë të arkëtojë të paktën 40 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për arkat e Dortmundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco