E konfirmuar, Milani i gjymtuar ndaj Juventusit mungon Ibrahimovic dhe Giroud

E konfirmuar, Milani i gjymtuar ndaj Juventusit mungon Ibrahimovic dhe Giroud

17:03, 18/09/2021

Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud s’do të jenë për ndeshjen me Juventusin.

Në kampin e kuqezinjve shpresonin të paktën ta rikuperonin Giroud, por as sulmuesi francez nuk ia ka dal, edhe pse ishte në stol për ndeshjen me Liverpoolin në Champion League.

 “Ibrahimovic nuk është më mirë krahasuar se si ka qenë para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që s’do të jetë për sfidën me Juventusin, s’do të jetë as Giroud”, u shpreh Pioli në konferencë për media.

“Ibra dëshiron të jetë superman, por s’mundet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco