Dita kur Laporta u tërbua ndaj lojtarëve të Barcelonës: Më keni zhgënjyer

Dita kur Laporta u tërbua ndaj lojtarëve të Barcelonës: Më keni zhgënjyer

16:44, 18/09/2021

Pas një fillim të shkëlqyer në vitin 2021 ku Barcelona i fitojë 15 ndeshje, katalanasit kishin një shans për të fituar LaLiga Santander , shanc që e shpërdoruan në ndeshjet e fundit të kampionatit .

Humbja tronditëse në shtëpi nga Granada , solli zemërimin e presidentit të sapozgjedhur të klubit Joan Laporta .

Sapo përfundoi ndeshja, Laporta vendosi të përballej personalisht me lojtarët duke hyrë në dhomën e zhveshjes.

" Ju më keni zhgënjyer" , u tha ai.

"Ju nuk mund ta jepni ligën kështu," shtoi Laporta.

Lojtarët u tronditën nga reagimi i presidentit në dhomën e zhveshjes.

Shpërthimi i Laporta ishte një kontrast i vërtetë me qëndrimin e tij vetëm disa javë më parë, ku ai gjithashtu kishte zbritur në dhomën e zhveshjes, me atë rast për të përgëzuar lojtarët që kishin fituar Copa del Rey në një shfaqje brilante kundër Athletic Club .

Nga loja e Granadës , Laporta kishte vendosur se skuadra kishte nevojë për një rishikim.

Pas humbjes nga Granada, Barcelona u kthye me një fitore ndaj Valencia , por më pas nuk arriti të fitojë në tre ndeshjet e tyre të ardhshme në ligë, gjë që i përjashtoi ata nga gara për titull.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco