E bujshme, Roberto Martinez pritet të marrë drejtimin e Barcelonës

E bujshme, Roberto Martinez pritet të marrë drejtimin e Barcelonës

16:31, 18/09/2021

Sipas ESPN, Roberto Martinez është opsioni i preferuar i Barcelonës për të marrë drejtimin e ekipit. Jordi Cruyff, këshilltari sportiv i klubit, është një mbështetës i fortë i trajnerit katalanas dhe po ndikon në bord për të zgjedhur njeriun e duhur.

Martinez është konfirmuar nga puna e tij në Premier League dhe kombëtarja belge, një rezyme më se e mjaftueshme për të marrë frenat e anijes blaugrana.

Trajneri përfundon  kontratën e tij pas Kupës së Botës. Nga Barcelona ata e dinë se Koeman nuk e ka rrugën e gjatë dhe do të tentojnë ta bindin Martinez para Katar 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco