Sherri masiv në finalen e boksit, reagon K.S Tirana: U sulmuan trajneri dhe boksierët, FSHB të marr masa

Sherri masiv në finalen e boksit, reagon K.S Tirana: U sulmuan trajneri dhe boksierët, FSHB të marr masa

14:44, 18/09/2021

Finalet e kampionatit shqiptar të boksit  që po mbaheshin në stadiumin “Qazim Dervishi” në Shkodër,  ndërprenë pas sherrit masiv mes tifozëve të Vllaznisë dhe sportistëve të Tiranës.

Pas incidentit të rëndë, ka reaguar edhe klubi Shumësportësh, Tirana, të cilët e kanë cilësuar si skandaloz sulmin ndaj trajnerit të tyre, Sead Bushati dhe boksierëve bardheblu nga ana e tifozëve shkodran.

K.S.Tirana bën të ditur se disponon pamjet filmike të dhunës së ushtruar ndaj skuadrës dhe do ta dorëzoj pranë organeve kompetente.

Deklarata e K.S Tiranës:

Skandal ne Kampionatin Kombetare te Boksit.

Trajneri i skuadres se Tiranes Sead Bushati eshte sulmuar nga publiku gjate kohes qe po zhvillohej kampionati.

Ne pranine e vetem 2 policeve publiku eshte futur ne salle dhe ka sulmuar trajnerin dhe boksieret e Sport Klub Tiranes.

K.S.Tirana disponon pamjet filmike te dhunes se ushtruar ndaj skuadres dhe do ta dorzoje prane organeve kompetente.

Si pasoje e dhunes se ushtruar Klubi Sportiv Tirana ka terhequr sportistet nga kampionati.

KS Tirana denon publikisht keto akte barbare dhe i ben thirrje Federates Shqipetare te Boksit, te marre masa ndaj autoreve dhe ketij skandali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco