A do të luaj apo jo kundër Juves? Ja vendimi i marrë për Ibra-n

A do të luaj apo jo kundër Juves? Ja vendimi i marrë për Ibra-n

14:09, 18/09/2021

Duket se nuk ka më dyshime: Milanit i duhet të heqë dorë nga Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e madhe nesër mbrëma kundër Juventusit.

Suedezi bëri stërvitje individuale dje pasdite, por sipas asaj që raporton edicioni i sotëm i Corriere dello Sport , ai ka vendosur të mos luaj ndaj bardhezinjëve për të shmangur surprizat.

Me sezonin ende për t’u luajtur, Ibra vendosi t’i marrë gjërat me qetësi, për t’u shëruar plotësisht nga inflamacioni i tendinës së Akilit. Ashtu si Messias, edhe Bakayoko po lufton me një dëmtim të pulpës së këmbës, çka do ta mbajë jashtë fushave për disa ditë.

Këtë mëngjes, Pioli largoi edhe dyshimin e vetëm në sulm. Rebic është aktualisht favorit për fanellë titullari, sepse Giroud vuan nga një shqetësim i lehtë në shpinë.

Francezi pritet të hyjë në pjesën e dytë, siç bëri në Ligën e Kampionëve në mesjavë, në “Anfield”. Një stafetë që pret kthimin e Ibrës dhe rikuperimin e plotë të Pietro Pellegri, sulmuesi tjetër që Stefano Pioli shpreson ta ketë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion. Ndërsa Rafael Leao do të përdoret në pozicionin e krahut të majtë, me detyrën për të ndihmuar Reb të sulmojë hapësirat dhe të shënjestrojë mbrojtjen e Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco