VIDEO/ Për herë të parë në Shqipëri, Korça mirëpret Kampionatin e Atletëve Master

VIDEO/ Për herë të parë në Shqipëri, Korça mirëpret Kampionatin e Atletëve Master

13:49, 18/09/2021

Kampionati i tridhjetë Ballkanik i Atletëve Mastër është zhvilluar për herë të parë në vendin tonë, pranë ambientit sportiv në Korçë.  Në eventin sportiv morën pjesë rreth 720 atletë nga Ballkani dhe Europa, ku pavarësisht moshës, nuk ju mungon pasioni për sportin.

Një prej atletëve është Agron Mucaku i cili vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garen 400 metra me pengesë. Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë , titull e marrë para 35 vitesh , vijon të jetë tillë pasi askush në këto vite nuk ka mundur të arrijë kohën dhe t'ia rrëmbejë titullin. Ai shprehet i kënaqur pasi  në periudhën e rinisë në regjimin jugosllav nuk ka mundur të marrë pjesë në një kampionat ballkanik.

Organizatori Rudi Bektashi shprehet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Pavarësisht situatës pandemike, pjesëmarrja është e kënaqshme me mbi 600 atletë të huaj dhe 100 atletë shqiptarë nga qytet të ndryshme të Shqipërisë.

Kampionatit Ballkanik i Atletëve Master do shtrijë aktivitetin e saj në 3 ditë duke sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë dhe për vetë qytetin e Korçës. (SYRI TV)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco