Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Diaz i zhgënjer pas humbjes me Liverpool: Shënova kot

Diaz i zhgënjer pas humbjes me Liverpool: Shënova kot

14:40, 16/09/2021

Gol që solli përmbysjen e Milanit, por në fund skuadra e tij doli pa pikë nga "Anfield". Brahim Diaz u shfaq i zhgënjyer pas humbjes dhe këtë e konfirmoi përpara kamerave të televizionit të klubit kur deklaroi:

 “Nuk jam i lumtur sepse humbëm, por rruga më duket e duhura. Më vjen mirë që shënova golin tim të parë në një turne si Champions-i, megjithatë nuk e shijoj dot duke parë se si përfundoi ndeshja”. Pas pjesës së parë në avantazh e në fund me duarbosh. Zhgënjimi është i dukshëm te numri 10 kuqezi, i cili shtoi:

“Të humbasësh ndodh, por zhgënjimi që ndiej është i madh sepse ishte një ndeshje që e kishim përmbysur dhe po e fitonim. U munduam të luanim edhe pasi ata shënuan të tretin, megjithatë nuk arritëm të bënim më tepër. Në të tilla situata zhgënjimi është i pranishëm, por fundja futbolli kështu e ka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco