Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Superliga Kosovës/ Rezultatet dhe renditja aktuale

Superliga Kosovës/ Rezultatet dhe renditja aktuale

19:05, 15/09/2021

Janë mbyllur 3 sfidat e luajtura për javën e 4-ët të Superligës së Kosovës ku bie në sy barazimi pa gola i dy pretendentëve për titull Dritës dhe Ballkanit.

Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë duke shkuar në kuotën e 8 pikëve pas 4 javëve. Drita dhe Ballkani pritet të jenë rivalë kryesore për titull këtë sezon, pasi starti jo i mirë i Prishtinës i ka dhënë një shkëputje prej 7 pikësh rivalëve në kampionat.

Llapi u trondit në shtëpi duke pësuar disfatë 0-3 përballë debutuesve të Malishevës. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku heroi i Malishevës u bë Stullqaku i cili realizoi dopietë, ndërsa Mark Olivier vulosi triumfin.

Në sfidën tjetër, Feronikeli triumfoi 1-0 përballë Dukagjinit me gol të shënuar nga Ardi Qorri në minutën e katërt të takimit. Java e katërt do të mbyllet me dy ndeshjes e ditës së nesërme ku spikat sfida Prishtina-Gjilani, ndërsa Drenica do të luajë në transfertë përballë Ulpianës.

REZULTATET

Drita-Ballkani 0-0

Llapi-Malisheva 0-3

Stullqaku 56′, 58′, Mark Oliver 90+2′

Feronikeli-Dukagjini 1-0

Qorri 4′

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco