Sherr në ndeshjen Milan-Lacio/ Pezullohet Sarri, fjalë kërcënuese...

Sherr në ndeshjen Milan-Lacio/ Pezullohet Sarri, fjalë kërcënuese...

18:42, 14/09/2021

Ndeshja mes Milanit dhe Lacios solli një karton të kuq për Mauricio Sarrin dhe duket se tekniku nuk do t’ia hedhë lehtë.

Komisionet disiplinore të Ligës Italiane kanë vendosur pezullimin e tij, për shkak të asaj që ka ndodhur në ato momente në “San Siro”.

Sarri pas sfidës tha se Selemakers kishte bërë gjeste të papëlqyeshme ndaj tij, e për këtë arsye i ishte drejtuar futbollistit të Milanit me kërkesën që ai të tregonte respekt. Por gjyqtari i tregoi kartonin e kuq e me sa duket, në raportin që është dorëzuar në komisionet disiplinore e ka “nxirë” rolin e trajnerit të Lacios.

Ndaj ai është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim pasi “në fund të ndeshjes, ka kërkuar një përplasje verbale me një futbollist të ekipit kundërshtar, duke bërë një sjellje kërcënuese dhe duke iu vërsulur këtij të fundit me fjalë kërcënuese. Më pas kundërshtoi vendimin e arbitrit duke përdorur blasfemi”, shkruhej në përfundimin e organeve disiplinore të Ligës. Si rrjedhojë, Sarri nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet me Kaljarin dhe Torinon

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco