Manaj: Mund të qëndroja te Barcelona por...

Manaj: Mund të qëndroja te Barcelona por...

17:50, 14/09/2021

Rei Manaj bëri prezantimin e tij para medieve duke na treguar më shumë për eksperiencën e tij tek Barcelona dhe ardhjen e tij tek Specia .

Nuk ka lënë pa përmendur dhe kombëtaren, duke e cilësuar si një nga momentet më të bukura të karrierës së tij.

Përsa i përket Barcelonës Manaj u shpreh:

“Mund të qëndroja te Barcelona por më pëlqen kjo sfidë, shpresoj t’i jem i vlefshëm Specias që nga ndeshja e radhës.

Barcelona është një prej skuadrave më të forta në botë, por kam vënë re se. Ne të rinjtë duhet të mësojmë nga kjo gjë. duhet të jetë një stimul, çdo lojtar duhet të japë maksimumin.

Kam parë një skuadër të motivuar, që ka uri. Pa sakrificë dhe djersë nuk shkohet askund. Seria A është një prej kampionateve më të vështira por është në kapacitetet e këtij grupi.

Botërori me Shqipërinë?

Do të ishte hera e parë në histori. Skuadra është një grup i mirë, me një trajner me eksperiencë si Reja, do të ishte një ëndërr dhe një prej pikave kulmore të karrierës time të shkonim në Botëror. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Nëse fitojmë, mund të shkojmë në play-off”, tha Manaj para gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco