Vlerësimet e mediave italiane për paraqitjen e Hysajt në Milan-Lazio

Vlerësimet e mediave italiane për paraqitjen e Hysajt në Milan-Lazio

18:56, 13/09/2021

Goli ndaj San Marinos i kishte dhënë më shumë entuziazëm, por Elseid Hysaj nuk e shfrytëzoi dot në ndeshjen e djeshme kundër Milanit, ku Lazio u mund 2-0 në “San Siro”

I pasaktë në të dyja fazat dhe një karton i verdhë bënë që mediat ta vlerësojnë me notën 5.

“Mund të sulmonte më shumë Florencin, por i mungon iniciativa. Kartoni i rëndon mendjen dhe paraqitja e shqiptarit mbetet për t’u harruar”, shkruante “La Gazzetta dello Sport”.

Vlerësim me të njëjtën notë edhe nga “Republica” e cila nuk e kurseu kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Nota e dobët u argumentua: “Mbron, por nuk bën mjaftueshëm për një notë më të mirë. Kartoni e kushtëzon, por Sarri i beson deri në fund të sfidës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco