Leon Goretzkas ‘pret në besë’ Realin, gati rinovimi me Bayern Munich

Leon Goretzkas ‘pret në besë’ Realin, gati rinovimi me Bayern Munich

17:39, 13/09/2021

Gjatë muajve të verës u përfol shumë për një largim të Leon Goretzkas nga Bayern Munich me mesfushorin që kishte vendosur të mos rinovonte kontratën në skadencë me kampionët e Gjermanisë. Por në pak kohë gjërat kanë ndryshuar me futbollistin e përfaqësueses gjermane që duket se ka ndryshuar mendje.

Bisedimet mes dy palëve janë në rrugën e duhur dhe kjo është konfirmuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.

“Bisedimet po ecin shumë mirë. Unë jam i qetë. Ai është një lojtar më aftësi të veçanta në qendër të fushës,” përfundon Salihamidzic.

Kujtojmë që kontrata aktuale e lojtarit përfundon në qershor 2022 dhe qëllimi i gjermanëve është ta zgjasin qëndrimin e tij në Munich deri në vitin 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco