Humbja ndaj Teutës kushtoi shumë, Daja merr masa të rrepta kundrejt ekipit

Humbja ndaj Teutës kushtoi shumë, Daja merr masa të rrepta kundrejt ekipit

14:31, 13/09/2021

Partizani e nisi sezonin e ri me humbje.
Blutë e Edi Martinit triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli të sulmuesit Gjeorgiev. 

Kjo humbje ka bërë që stafi teknik i Partizanit të marrë masa. Nga dita e sotme, skuadra do të kryejë dy seanca stërvitore në ditë, një paradite e një pasdite.
 
Kujtojmë se Partizani ka zhvilluar dy faza përgatitore gjatë tre muajve të verës, fillimisht para ndeshjeve të Ligës së Konferencës në Ohër, e më pas në Pogradec, për një përudhë dyjavore, ku kryen edhe disa ndeshje miqësore.
 
Skuadra e kuqe nuk kishte justifikime për të mos qenë gati për sfidën e parë të sezonit, përveç afrimeve të reja, kështu që stafi ka vendosur të marrë masa dhe të shtojë dozat e stërvitjes, në mënyrë që kundër Skënderbeut të jenë sa më të gatshëm dhe të shmangin ndonjë humbje tjetër të mundshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco