Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Duka: Lamtumirë Ylli, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

Duka: Lamtumirë Ylli, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

11:40, 13/09/2021

Pas lajmit tragjik të vdekjes së fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali, ka reaguar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, Duka është shprehur se ky është një moment i vështirë për futbollin shqiptar, duke shërbyer për 27 vite një njeri i jashtëzakonshëm në ekipin e Kombëtares shqiptare:

“Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”,u shpreh Duka në postimin e tij.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco