Sezoni i ri futbollistik dhe sistemi VAR në Shqipëri, presidenti Duka rrëfehet në SYRI TV

Sezoni i ri futbollistik dhe sistemi VAR në Shqipëri, presidenti Duka rrëfehet në SYRI TV

22:38, 12/09/2021

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Fair Play” në moderimin e gazetares Ekeleida Zeko, ku foli për sezonin e ri futbollistik në Shqipëri, risitë e reja të këtij sezon.

“Doja të uroja të gjithë lojtarët dhe klubet për nisjen e sezonit të ri. Sot kam ndjekur ndeshjen Egnatia-Kukësi në një stadium të ri modern për qytetin e Rrogozhinës. Në muajit në vazhdim do të shtohen edhe dy stadiume të tjera si ajo e Kukësit dhe Partizanit.

Urojmë që pandemia dhe infektimet të jenë sa më të vogëla. Nëse situata rëndohet do të kemi protokoll tjetër pasi do të mbrojmë lojtarët, stafët dhe tifozët. Uroj që të kemi sa më pak infektime dhe të kemi tifozë në stadium pasi u ka munguar shumë futbolli në stadiume”.

Liga Profesioniste? “Kemi bërë gjithçka të mundur që ky institucion të lind dhe të rritet. Tani është në dorë të presidentëve të klubeve që ta rrisin akoma më shumë që të shtohen edhe më shumë të ardhurat”.

Sistemi VAR? “Sapo kemi filluar dhe kemi përdoruar VAR. Për fat të mirë nuk ka qenë shumë e nevojshme dhe java e parë ka qenë e suksesshme dhe efikas. Do të duhet ditë pas dite të përmirësohen e të jenë sa më efikas në vendimet e tyre. VAR do t’I ndihmojë gjyqtarët në marrjet e vendimeve për aq sa lejohen. Bota e futbollit e ka disktuar nëse do të kishte apo jo teknologji pasi futbolli është një lojë gabimesh. Përderisa e gjithë bota ka vendosur kështu, mendoj që është mirë kështu. Nuk mendoj se VAR do të eleminojë diskutimet”.

Privatizimi i klubeve? “Klubet e Superligës janë të privitazuara tashmë dhe drejtohen nga shoqëri aksionere. Edhe disa ekipe të Kategorisë së Parë janë privatizuar. Nuk duhet që Bashkitë të heqin dorë nga futbolli pasi është e detyra që të mbështesin sportin dhe infrastrukturën e qytetit. Nëse nuk janë vendimarrës në klube duhet të ndihmojnë ekipet me gjëra të tjera pasi edhe futbollistët paguajnë taksa. Më mirë t’I harxhojmë këto para me sport se sa me gjëra të tjera si sëmundjet e obezitetit apo edhe ata që merren me drogë pasi shteti edhe për ta harxhon lekë. Nëse kemi më shumë futboll do të kemi më pak të tillë gjëra”.

Vendi i dytë në kualifikuese? “Ekipi kombëtar është në një gjendje të mirë, ku janë të gërshetuar lojtarët e rinj me ato me eksperiencë.

"Vendi i dytë është i vështirë, por ne duhet të japim gjithçka dhe nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj Polonisë dhe Hungarisë mund të arrijmë objektivin".

Përsa i përket zgjedhjeve për president të FSHF-së, Duka iu shmang pyetjes së gazetares, por duke nënkuptuar se do të jetë sërish kandidat.

“Kemi bërë shumë investime këtë vit dhe jemi duke punar për disa të tjera” , ishte përgjigja e presidentit Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco