Kategoria Superiore, java e 2-të luhet në 3 ditë të ndryshme

Kategoria Superiore, java e 2-të luhet në 3 ditë të ndryshme

21:20, 12/09/2021

Kampionati shqiptari futbollit nisi mes spektaklit dhe emocioneve, duke premtuar një sezon mjaft të bukur për tu ndjekur.

Java e dytë e Superiores fillon me një duel të fortë si ai mes Dinamos dhe Laçit, që do të luhet mbrëmjen e së premtes në kryeqytet. Kjo do të jetë prova e parë e vështirë për nëndetësen blu, e cila ringjitet pas shumë vitesh në Superligë me dëshirën për të gjetur sërish lavdinë e dikurshme.

Edhe java e dytë do të jetë e ndarë në 3 ditë përgjatë fundjavës së ardhshme. Kështu dy duele pasojnë sfidën mes Dinamos dhe Laçit. Vllaznia kërkon “hakmarrjen” ndaj Teutës, që i rrëmbeu titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë. Më herët në të njëjtën ditë zhvillohet Skënderbeu-Partizani, ndërsa java përmbyllet me dy ndeshjet e së dielës, Tirana-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti.

Java e dytë e Superiores:

 

E premte

 

19:45 Dinamo-Laçi

 

E shtunë

 

 

16:45 Skënderbeu-Partizani

 

19:45 Vllaznia-Teuta

 

E dielë

 

13:45 Tirana-Egnatia

 

16:45 Kukësi-Kastrioti

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco