VIDEO/ Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë, Leao shpërthen në festë 'San Siron'

VIDEO/ Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë, Leao shpërthen në festë 'San Siron'

18:58, 12/09/2021

Milan e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të sfidës kundër Lazio-s, e vlefshme për javën e tretë në Serie-A.

Në minutën e 45’ ishte Rafael Leao ai i cili shënoi gol për kuqezinjtë pas një kundrasulmi të nisur nga këmbët e tij.

Sulmuesi 22 vjeçar merr topin nga rreth 60 metra dhe pasi shmang lojtarin kundërshtar pason për Ante Rebiuc. Ky i fundit ia kthen sërish Leao-s, i cili nga shumë pranë portës tundi rrjetën e Reinës.

Milan pati një shans të artë të dyfishonte shifrat në minutën e 45+5, por Frank Kessie nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco