Shkëmbi: Dinamo synon titullin, Ibraimi është lideri ynë

Shkëmbi: Dinamo synon titullin, Ibraimi është lideri ynë

18:29, 12/09/2021

I kënaqur me debutimin e Dinamos në Superiore, në ndeshjen e parë pas 9 viteve mungesë, trajneri i bluve Bledi Shkëmbi i cili në një prononcim pas ndeshjes e analizoi kështu suksesin 0-2 në Kamëz ndaj Kastriotit.

“Jam i kënaqur për pjesën e parë, doja që edhe në të dytën të luanim në të njëjtën mënyrë. Na falet sepse kemi nevojë për kohë. Nuk duhet t’i falim kundërshtarit gjithë lojën në pjesën e dytë. Më vjen mirë që Chinedu shënoi dy gola. Jam i bindur që së bashku me Skukën dhe Gjatën do jenë golashënues. E rëndësishme është të tregojmë atë për të cilën punojmë. Ky ekip është investuar për të luftuar për titullin kampion. Tifozëve unë u siguroj vetëm se do luftojmë fort për fitore ndaj çdo kundërshtari. Në fund bëhen llogaritë”.

“Ibraimi është qershia mbi tortë e jona dhe jam i bindur se do japë shumë më shumë seç dha sot. U përgatitëm mirë në miqësore dhe besova se rezultatet e mira do vinin. Por fjalët e mira mbarojnë direkt pas kësaj interviste dhe vazhdon puna për të përgatitur ndeshjen tjetër“, u shpreh Shkëmbi për Super Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco