Lamtumirë Europë! Yuto Nagatomo gjen klubin e ri

Lamtumirë Europë! Yuto Nagatomo gjen klubin e ri

17:32, 12/09/2021

I lirë nga çdo kontratë që prej largimit nga Marseja qershorin e kaluar, Yuto Nagatomo ka gjetur një ekip të ri! Mbrojtësi i majtë japonez kthehet në vendlindje, ku tani do të mbrojë ngjyrat e FC Tokio-s, klubi tek i cili luajti në vitet 2007 dhe 2011.

35 vjeçari luajti gjatë karrierës së tij për klube si Cesena, Inter, Galatasaray dhe Marseja, teksa tashmë ka përfunduar aventurën europiane pas më shumë se 10 vitesh  (127 paraqitje, 4 gola). Sezonin e kaluar, Nagatomo luajti 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet me klubin e Marsejës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco