Lajmi i fundit

Operacion policor me urdhër të SPAK në disa qytete, kontrolle nëpër pallate

Rejës i kthehen tre lojtrë, ja ndryshimet për San Marinon

Rejës i kthehen tre lojtrë, ja ndryshimet për San Marinon

09:24, 07/09/2021

Festa e fitores mbaroi, tani kombëtarja po përgatitet për ndeshen e radhës ndaj San Marinos.

Trajneri Reja ka ndarë grupin në dy pjesë, duke rezervuar një ngarkesë më të lehtë për futbollistët që luajtën dje ndaj Hungarisë, ndërsa sulmuesi Sokol Cikalleshi vijoi të stërvitet i diferencuar, për shkak të një problemi në gju.

Për sfidën ndaj San Marinos janë konfirmuar mungesat e Klaus Gjasulës për shkak pezullimi dhe atyre të Amir Abrashit, Lorenc Trashit e Sokol Cikalleshit për shkak dëmtimi, ndonëse për këtë të fundit ka ende një dritare shprese.

Ndërkohë është rikthyer Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj, të cilët shlyen pezullimin për shkak kartonësh dhe do të jenë në dispozicion të Rejës për ta nisur nga minuta e parë përballjen me San Marinon.

Kuqezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë pas 5 ndeshjesh eliminatore dhe pozicionohen në vendin e tretë, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të kërkojnë një tjetër sukses ndaj San Marinos për të mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në Kupën e Botës Katar 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco