Duka ironizon rivalin: Nuk kam bërë kurrë garë me një sekretar partie

Duka ironizon rivalin: Nuk kam bërë kurrë garë me një sekretar partie

22:53, 14/01/2018

Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emision “Far Play”, ku po diskutohen shumë tema.

Më kryesorja është ajo e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ku Duka ka si rival deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt, Duka tha: “Kam vlerësuar çdo lloj gare dhe kandidat. Kam vlerësuar këdo që ka ardhur nga bota e futbollit dhe e njohin mirë sportin. Nga gara nuk kam fituar vetëm mandate, por ka fituar edhe kundërshtarë shumë të nderuar. Në një garë jo vetëm fiton më i miri, por fitojnë të gjithë ato që japin mendime. Nuk kam bërë garë kurrë konfliktuale. Ndërkohë është hera parë që bëj garë me një sekretar partie, duhej ta provoja edhe këtë”.

/Florian Behlula/ SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

PIRUNI15/01/2018 03:31

Ta provosh o DUKE, por mos harro se ky rruma duci ka partine perpara, keshtu qe mblidhe mire torruann se nuk ushpeton gje pa kapur keta.. RRahin shume larg keta, se vetem posti tend i ka ngelur pa kapur, E po qe se fiton rrumaduci, gjithe sporte dashesit do therrasin,--RROFTE PARTIA.

Shto koment

Denonco