Mbi 300 hektarë me kultura bujqësore vijojnë të mbeten nën ujë në fushën e Maliqit. Situata më problematike paraqitet në zonën torfike, ku përmbytjet dhe zjarret kanë sjellë ulje të nivelit të tokës në qindra hektarë.
Fermerët e fshatit Vreshtas shprehen të shqetësuar për dëmet në prodhimet bujqësore të mbjella këtë sezon.
Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë pa të ardhura shumë familje të tjera të zonës.
“Kemi humbur pothuajse gjithçka që kishim mbjellë. Uji nuk është larguar prej muajsh dhe dëmet janë shumë të mëdha për familjet tona.”
Përmbytjet në fushën e Maliqit nisën pas çarjes së dy argjinaturave të lumenjve Devoll dhe Dunavec në dhjetor të vitit të kaluar, ku u përmbytën mbi 4 mijë hektarë tokë.
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga ngjarja, mbi 300 hektarë vijojnë të mbeten ende nën ujë.
© SYRI.net