Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Përroi i Shametatëve në Gjirokastër mbetet vatër ndotjeje, banorët kërkojnë ndërhyrje

Përroi i Shametatëve në Gjirokastër mbetet vatër ndotjeje, banorët kërkojnë ndërhyrje

09:36, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përroi i Shametatëve, në lagjen “Granicë” të Gjirokastër, vijon të mbetet një nga pikat më problematike për ndotjen e mjedisit dhe rrezikun e përmbytjeve në qytet.

Edhe pse konsiderohet si një nga përrenjtë që ka ndikuar në përmbytjet e mëparshme të qytetit të gurtë, situata sipas banorëve vazhdon të mbetet e pandryshuar.

Ata shprehen se përroi pushtohet vazhdimisht nga mbetje të hedhura pa kriter, duke u kthyer në një vatër të hapur ndotjeje dhe një shqetësim serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

Banorët e zonës theksojnë se, megjithëse nga Bashkia Gjirokastër janë kryer herë pas here ndërhyrje për pastrimin e përroit, mungesa e ndërgjegjësimit qytetar dhe moszbatimi i masave ndëshkuese po e rikthejnë problemin vazhdimisht.

Sipas tyre, gjatë periudhës së përmbytjeve u premtua vendosja e kamerave të sigurisë dhe aplikimi i gjobave për ndotësit, por deri më tani këto masa nuk janë vënë në zbatim.

Banorët kërkojnë reagim më të fortë nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se situata jo vetëm dëmton imazhin e Gjirokastër si destinacion turistik, por përbën edhe rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco