Pak orë shi përmbytin Lezhën, qyteti nën pushtetin e ujit

Pak orë shi përmbytin Lezhën, qyteti nën pushtetin e ujit

12:30, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura kanë përfshirë qytetin e Lezhë gjatë orëve të fundit, duke krijuar probleme në disa zona urbane dhe vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

Situata më problematike është regjistruar në lagjet “Besëlidhja” dhe “Skënderbeg”, ku si pasojë e intensitetit të reshjeve dhe mbingarkesës së sistemit të kanalizimeve, uji ka dalë në sipërfaqe dhe është grumbulluar në disa akse rrugore dhe blloqe banimi.

Kjo ka bërë që lëvizja e banorëve të jetë e kufizuar, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi i automjeteve të vështirësohet ndjeshëm.

Banorët shprehen se situata përsëritet sa herë ka reshje me intensitet të lartë, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët dhe bizneset, për shkak të mungesës së ndërhyrjeve efektive nga instancat përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco