Reshjet e dendura të shiut, të nisura që prej mbrëmjes së djeshme, kanë përmbytur tregun e Lezhë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për tregtarët.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, uji ka depërtuar në hapësirat e shitjes, duke dëmtuar mallrat e ekspozuara, kryesisht veshjet dhe produktet tekstile.
Jashtë kamerave, tregtarët shprehen se reshjet kanë shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për përmirësimin e situatës.
Sipas tyre, problematika përsëritet sa herë që ka reshje me intensitet të lartë, duke vënë në vështirësi aktivitetin e tyre tregtar.
© SYRI.net