Abuzimi dhe rritja e çmimit të naftës ka detyruar qytetarët shqiptarë që të dynden drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për tu funizuar. Ditët e fundit vihet re një fluks në pikat kufitare, ndërsa qytetarët shprehen se nafta në këto vende është deri në 60 % më lirë. Jo vetëm naftën, por shpesh qytetarët e Shkodrës, Korçës e Pogradecit kalojnë kufirin edhe për të blerë ushqime për konsum të përditshëm pasi edhe këto çmime janë disa herë më të lira.
Nga SYRI TV
Shqiptarët që jetojnë në qytetet kufitare, veç funizimieve me ushqime tashmë edhe për funizimin me nafë zgjedhin të kalojnë kufirin. Në Pikën kufitare të Muriqanit, ditët e fundit vihet re një rritje e fluksit të mjeteve shqiptare që kalojnë për në Mal të Zi, e shumica e tyre shprehen se shkojnë për tu funizuar me karburant.
'Atje është gjithmonë më lirë. Nafta është 1.5 euro dhe cilësia është shumë më e mirë
Siç Mali i Zi, ashtu edhe Maqedonia e Veriut tregëton naftën me një çmim deri në 100 lekë të reja më lirë se në karburantet shqiptare. E për këtë, qytetarët e Pogradecit dhe Korçës, por edhe rrethinave tashmë janë dyndur për drejt kufirit për të funizuar mjetet me naftë e bashkë me to, bëjnë edhe blerje të tjera për konsum ditor pasi çmimet janë disa herë më të ulëta se në Shqipëri.
"Këtu e marr 160 lekë. Ia vlen të furnizohesh me naftë e ushqime"
Nga ana tjetër, edhe drejtuesit nga Maqedonia e Veriut konfirmojnë këtë fluks. Një drejtues nga Struga tregon se shpesh sheh automjete me targa shqiptare që furnizohen në pikat e karburantit, ndërsa një qytetar nga Shkupi e cilëson naftën në vendin e tij si më të lirë dhe cilësore.
'Çdo ditë vijnë shqiptarë me targa të Shqipërisë' thotë një qytetar nga Struga.
Në Malin e Zi por edhe në Maqedoninë e veriut çmimi i naftës varion nga 140 deri në 160 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri çmimi ka kaluar edhe vlerën e 220 lekëve. Por për ndonjë qytetar shpenzimet dhe kostot e rritura kanë më pak rëndësi se sa bindja politike.
© SYRI.net