Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

11:55, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me perëndimin e diellit dhe dëgjimin e ezanit të parë, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.    

“Fillojmë agjërimin e muajit të Ramazanit, të mëshirës, faljes dhe amnistisë për njerëzit që të reflektojnë dhe të pastrohen nga veset e këqija”, u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Në shenjë reflektimi dhe falënderimi për gjithçka, besimtarët  myslimanë agjërojnë për 30 ditë.

“Ramazani do të thotë të fshijë mëkatet, sepse njerëzit gabojnë”, u shpreh Spahiu.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët myslimanë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

“Zoti 2 gjera ka vendosur, afrim tek e mira dhe largim nga e keqa. I uroi të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe të pranuar”, u shpreh ai.

Muaji Ramazanit është dhe muaji i bamirësisë i cili në fund pas 30 ditësh agjërim përmbyllet me festën e Fihter Bajramit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco