Me perëndimin e diellit sonte fillon Ramazani, muaji i shenjtë i agjërimit për besimtarët myslimanë.
Dita e parë e agjërimit është e enjte, më 19 shkurt. Agjërimi në Ramazan është një nga shtyllat themelore të Islamit dhe përbën detyrim për çdo burrë dhe grua myslimane të rritur, me shëndet të mirë mendor e fizik dhe që nuk ndodhet në udhëtim.
Agjërimi zgjat nga agimi deri në perëndim të diellit. Gjatë kësaj kohe, besimtarët ndalohen nga ngrënia, pirja, pirja e duhanit dhe intimiteti martesor. Megjithatë, agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me përmbajtjen nga nevojat fizike.
Ai përfaqëson një proces pastrimi shpirtëror, forcim të disiplinës dhe rritje të ndjenjës së empatisë ndaj të tjerëve. Përjashtime nga agjërimi kanë të sëmurët dhe udhëtarët, sipas rregullave fetare.
Gjatë këtij muaji, besimtarët kanë gjithashtu detyrimin për të dhënë sadekatul-fitrin, një kontribut bamirësie që u takon çdo myslimani të rritur që ka ushqim të tepërt përtej nevojave ditore. Sadekatul-fitri jepet nga kryefamiljari për veten dhe për anëtarët e familjes, në përputhje me mundësitë financiare.
Ramazani përmbyllet me festën e Bajrami i Madh, e cila në vitin 2026 festohet të premten, më 20 mars.
© SYRI.net