Lajmi i fundit

PLUG/ Vilma në kullën e drogës

SYRI TV/ Fermerët e fshatit 'Suk 2' në agoni ekonomike, u është bllokuar tregu i eksportit

14:52, 22/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bllokimi i Eksporteve Ka Prekur Edhe Fermerët e Fshatit Suk2 në Bashkinë e Roskovecit, Ku Tonelata Me Tranguj Po Hidhen në Plehra Për Shkak të Mungesës së Tregut

Bllokimi i eksporteve ka prekur edhe fermerët e fshatit Suk2 në Bashkinë e Roskovecit, ku tonelata të tëra me tranguj po hidhen në plehra për shkak të mungesës së tregut. Fermerët thonë se bllokimi i prodhimeve të tyre nga shtetet europiane po shkatërron ekonominë. Ata shtojnë se subvencionet e dhëna nga shteti janë qesharake dhe tërësisht të papërfillshme.

Shkak për bllokimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore është bërë përdorimi i kimikateve jashtë standardit, të cilat tregtohen në Shqipëri dhe përdoren nga fermerët vendas. Kjo ka shkaktuar një bllokim të eksporteve, duke rënduar situatën. Fermerët e Roskovecit shprehen se kjo do të çojë në një bllokim afatgjatë, dhe si pasojë, do të rrënojë ekonominë e familjeve që merren me bujqësi.

Përveç kësaj, fermerët pohojnë se ndihen të braktisur nga shteti, pasi subvencionet janë të pakta ose pothuajse inekzistente. Ndërkohë, çmimet e inputeve bujqësore janë rritur deri në nivele të papërballueshme për bujqit.

Fermerët e fshatit Suk2 të Roskovecit shprehen se kanë falimentuar dhe vitet që vijnë do të jenë të pamundura për t’i vazhduar aktivitetet e tyre. Ata thonë se janë të pasigurt për vitin tjetër, pasi në këto kushte të vështira, mundësitë për të përballuar shpenzimet, të cilat rriten çdo ditë, janë tejet të kufizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco