SYRI TV/ 35 vite pa ujë të pijshëm - 700 familje në fshatin Zvezdë lihen në harresë nga shteti

18:39, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për herë të dytë brenda pak ditëve, rreth 700 banorë të fshatit Zvezdë në bashkinë Maliq, janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Banorët tregojnë se, ndonëse investimi për ujësjellësin ka nisur, punimet janë lënë në mes. Ata kërkojnë nga bashkia Maliq të marrë masa të menjëhershme për përfundimin e punimeve, dhe vënien në funksion të ujësjellësit.

Syri TV

Banorët e fshatit Zvezdë kanë dalë sërish në protestë pas gati 1 muaj nga protesta e parë. Pas më shumë se 35 vitesh pa ujë të pijshëm ka nisur projekti i ujësjellësit, por punimet kanë lënë rrugët e fshatit të çara dhe të pakalueshme. Reshjet e fundit kanë përkeqësuar gjendjen, duke e kthyer baltën dhe ujërat e mbledhura në pengesë edhe për kalimtarët në këmbë. Banorët thonë se shpesh janë të detyruar të marrin në krah të moshuarit e të sëmurët për t’i transportuar drejt Korçës.

Ata kërkojnë që punimet të kryhen me kujdes, të rikthehen rrugët në gjendje funksionale dhe të ndërhyhet edhe për kanalizimet. Fshati numëron rreth 700 familje, të cilat ndihen të lëna pas dore krahasuar me zonat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco