Ndërtimi i rrugës së Velipojës ka bërë që aksi i vjetër, që përshkon zonën e Bërdicës, të lihet në një gjendje të mjerueshme, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Drejtuesit e mjeteve shprehen se prej vitesh në këtë aks rrugor, i cili lidh disa fshatra, nuk është ndërhyrë nga Bashkia Shkodër.
Pamjet flasin qartë, ku asfalti i dëmtuar e ka bërë edhe më të vështirë lëvizjen në zonën e Bërdicës.
Rruga është shumë e frekuentuar dhe është kthyer në një problem serioz për drejtuesit e mjeteve, të cilët shprehen se prej vitesh nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje.
Kjo rrugë lidh disa fshatra me njëri-tjetrin dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Shkodër.
© SYRI.net