'Rrethimi' i Shkodrës/ Nesër Maratona, ja rrugët që do të bllokohen gjatë ditës në qytet

'Rrethimi' i Shkodrës/ Nesër Maratona, ja rrugët që do të bllokohen gjatë ditës në qytet

12:13, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shkodra do të shndërrohet nesër, 14 shtator, në qytetin e vrapit dhe energjisë sportive. Në qytetin verior do të zhvillohet një maratonë, në kuadër të titullit “Shkodra Qytet Evropian i Sportit”, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. ara do të zhvillohet në tri kategori: 2.5 km (mosha 10-15 vjeç), 5 km (mosha 16-19 vjeç) dhe 10 km (mosha mbi 20 vjeç). K

Për shkak të zhvillimit të Maratonës së Shkodrës, ditën e nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit nga ora 07:30 deri në orën 13:00.

Segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara janë: sheshi Demokracia, sheshi Parrucë, sheshi Balshaj, karrëxhata perëndimore e Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”, sheshi Isa Boletini, aksi “Daut Boriçi”. Kryebashkiaku Beci kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv.

Starti dhe finishi do të vendosen në sheshin përparabashkisë Shkodër, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë festive për sportdashësit dhe vizitorët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco