Jo vetëm në Kroaci. Edhe Bosnje Hercegovina ka ngritur alarmin pasi pjeshkët e importuara nga Shqipëria dhe që janë shpërndarë në treg kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticide. Konsumi i tyre nga fëmijët përbën një rrezik të lartë shëndetësor, njoftoi Agjencia e Sigurisë Ushqimore e BiH-së, citojnë mediat vendase.
Siç u citua nga Agjencia, si pjesë e Programit për Kontrollin e Mbetjeve të Pesticideve në dhe mbi Ushqimet me Origjinë Bimore dhe Shtazore në Bosnjë dhe Hercegovinë, pjeshkët nga Shqipëria u gjetën të përmbajnë substancën aktive klorpirifos, e cila nuk përputhet me Rregulloren mbi Nivelin Maksimal të Mbetjeve të Pesticideve në Ushqimet dhe Ushqimet për Kafshë me Origjinë Bimore dhe Shtazore.
"Kjo përbën një rrezik i lartë," theksoi Agjencia e Sigurisë Ushqimore e BiH-së.
Agjenci informon se pjeshka në fjalë është Klasa II, vjelja 2025. Media kroate përmend dhe emrin e kompanisë shqiptare e cila ka eksportuar so dhe kompaninë e Bosnjes e cila e ka importuar
"Një vlerësim i shpejtë i rrezikut i kryer nga Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës përcaktoi se konsumi i pjeshkëve me vlerën e përcaktuar të klorpirifos nga fëmijët do të tejkalonte ndjeshëm dozën akute të referencës, e cila përbën një rrezik të lartë për shëndetin", theksoi Agjencia, duke shtuar se ata kanë paraqitur të gjithë informacionin e disponueshëm për veprime të mëtejshme tek organet kompetente të inspektimit.
Substanca aktive klorpirifos nuk është në listën e substancave aktive të lejuara për përdorim në fitofarmaceutikë në BiH, që do të thotë se përdorimi i saj në fitofarmaceutikë nuk lejohet.
Lexo dhe: Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, rezultuan me metale nikeli

© SYRI.net