SYRI TV/ Pusteci prej vitesh pa farmaci, ‘ilaçet i marrim me porosi’

13:46, 04/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkia e Pustecit e banuar kryesisht nga komuniteti minoritar maqedonas është pa farmaci.

Banorët shprehen se ky është problem prej vitesh dhe askush nuk ka marrë masa, teksa ilaçet i sigurojnë në Maqedoni ose në Korçë me persona që shkojnë në këto vende.

Madje të moshuarit shprehen se pensioni që marrin nuk u del as për ilaçe, por as për të shkuar posaçërisht për ti marrë medikamentet.

Sipas vetë banorëve, shumë prej tyre detyrohen të paguajnë persona të tjerë që posedojnë mjete transporti për të udhëtuar drejt qytetit të Korçës ose, në disa raste, drejt Maqedonisë së Veriut për të blerë ilaçet e nevojshme.

Në një kohë kur kujdesi shëndetësor është prioritet kombëtar, bashki të vogla si Pusteci mbeten të harruara dhe të pa adresuara nga politikat publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco