SYRI TV
Situata me virozat në vend paraqitet kritike gjatë këtij dimri, me raste të shumta virozash dhe fluks të shtuar pacientësh. Në qarkun e Beratit janë shtuar pacientët e prekur nga virozat që marrin trajtim në Pediatri, Urgjencë dhe Infektiv. Lajmin e bën të ditur shefja e Repartit Infektiv në Spitalin Rajonal Berat, mjekja infeksioniste Valbona Papa, e cila konfirmoi se qarkullon ‘Gripi A’ dhe jo Covid.
Një pjesë e të prekurve nga virozat po marrin trajtim në shtëpi, por ka pasur edhe raste me komplikacione që janë shtruar në Repartin e Infektivit dhe Repartin e Patologjisë.
Situatë problematike paraqitet edhe në rrethe të tjera. Rreziku nga virozat ka shtuar numrin e vaksinave me 7 mijë doza më tepër krahasuar me një vit më pare për rrethet Fier dhe Mallakastër. Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se grupmosha më e prekur mbeten pensionistët dhe të sëmurët me zemër, teksa i këshillon të shmangin grumbullimet kolektive.
© SYRI.net