Protesta e studentëve të Mjekësisë: Ne nuk firmosim kontrata të ligjeve diktatoriale!

Protesta e studentëve të Mjekësisë: Ne nuk firmosim kontrata të ligjeve diktatoriale!

11:08, 09/10/2023
A+ Aa A-

Me pankarta në duar protesta e studentëve të Mjekësisë po vazhdon dhe ata janë drejtuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Ata janë shprehur për SYRI.TV se nuk do të firmosin kurrë kontrata që janë të ligjeve diktatoriale dhe do të vazhdojnë bojkotin e tyre deri në realizimin e kërkesave të tyre.

SYRI.TV: Pse po e grisni kontratën në mënyrë simbolike?

Studenti I:  Grisja e kontratës tregon se nuk do të firmoset kurrë nga ne. Ne nuk firmosin kontrata të ligjeve diktotariale.

 SYRI.TV: Do të vijoni bojkotin?

Studenti I:  Absolutisht.

Studenti II: Bojkotin do të vazhdojë derisa të kemi një reagim nga ana e distancave përkatesë, qoftë nga Universiteti i Mjekësisë, Ministia e Arsimit,  e Shëndetësisë apo Kryeministria. Deri tani ka zero reagim, kështu që ne do të vazhdojmë bojkotin.

 SYRI.TV: Ju keni që prej një jave që bojkotoni, ka pasur probleme nga Ministria?

Studenti II: Në fakt deri më tani nuk kemi pasur probleme, shantazhe apo kërcënime, qoftë nga ana e pedagogëve apo nga kupola drejtuese e Universitet, por mbetet për t'u parë në vijim nëse kjo protesta jonë apo bojkoti i jonë do të vëri nën kërcënim le të themi në thonjëza, instancat dhe atëherë ndoshta fillojnë kërcënimet apo shantazhet nga ana e tyre. por të shpresojmë që kjo të mos ndodhi.

SYRI.TV: Nëse do t'ju paraqitej kontrata origjinal, pra e hartuar nga institucionet përgjejgjëse, do ta grsinit në të njejtën mënyrë siç bëtë simbolikisht?

Studenti II: Po patjetër nuk e kam fare problem që ta gris dhe atë kontratë sepse sigurisht është antikushtetuese dhe antiligjore. Sigurisht që po.

SYRI.TV: Çfarë do të kërkonit sot para Ministrisë?

Studenti II: Përballë Ministrisë së Arsimit do të protestojmë dhe do t'ju tregojmë që ne jemi këtu akoma për të ngritur zërin tonë dhe nuk mund të na shtypin dhe të nga shkelin me këmbë, pasi i gjithë procesi i konsultimit publik është neglizhuar dhe është anashkaluar. Nuk na ka pyetur askush për këtë ligj dhe kanë marrë vendime siç kanë dashur. Sigurisht do të kërkojmë që të anullohet ligji, megjithëse kjo është kopetencë e parlamentit por sigurisht që do të tregojmë protestën tonë dhe për Ministrinë e Arsimit.

SYRI.TV:  Çfarë mendoni për deklaratën e zv/ministres:

Studenti II: Ishte deklarata e më e turpshme që kemi dëgjuar deri më tani. Jo vetëm e turpshme por edhe paradoks në vetvete, sepse ti kërkosh një studenti të mjekësisë që t'i lëri studimet ndërkohë që supozohet që këtë ligj po ë e ndërmerr për të mbajtur studentet e Mjekësisë në Shqipëri është absurde dhe është e turpshme.

Background:  Studentwt kanë bojkotuar nisjen e vitit të ri akademik që ditën e parë pasi kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco